
Pavarėsia e Kosovės paraqet faktor pozitiv pėr stabilitetin e Ballkanit Perėndimor.
Ky ėshtė vlerėsimi i qytetarėve tė Kosovės, Shqipėrisė, Kroacisė dhe Bosnjės dhe Hercegovinės gjatė njė anketimi tė zhvilluar nga instituti The Gallup Balkan Monitor. Nė Serbi, 70 pėr qind e vlerėsojnė tė kundėrtėn, ndėrkaq nė Maqedonia dhe Mali i Zi mė shumė se gjysma e tė anketuarve nuk kanė dhėnė pėrgjigje.
Anketuesit nw Kosovės, Shqipėrisė, Kroacisė dhe Bosnjės dhe Hercegovinės, nė pėrgjigjet e tyre, kanė deklaruar se pavarėsia e Kosovės nė mėnyrė afatgjate pozitivisht do tė reflektohet mbi gjendjen e Ballkanit. Duke shprehur bindjen se pavarėsia e Kosovės pėrbėn njė faktor pozitiv pėr stabilitetin nė rajon, anketuesit e kėtyre vendeve sugjerojnė qė ajo duhet tė mbėshtetet.
Hulumtimi i bėrė nga Galup..., tregon se 88 pėr qind e kroatėve besojnė se pavarėsia e Kosovės paraqet faktor pozitiv pėr stabilitetin nė Ballkan. Ndėrsa nė Shqipėri, 77 pėr qind e tė anketuarve vlerėsojnė se pavarėsia e Kosovės pozitivisht do tė ndikojė mbi ngjarjet nė rajon. Nė Maqedoni (pa shqiptarėt), tė anketuarit kanė qenė mė indiferentė, pasi 55 % e tyre nuk kanė shprehur fare mendim pėr pavarėsinė e Kosovės, ashtu sikurse edhe nė Mal tė Zi, ku 75 pėr qind e malazezėve (pa shqiptarėt) kanė qenė tė pasigurt nė dhėnien e vlerėsimit.