| Ballina | Lajmet | Forumi | Foto Albumi | Video | Foto Galeria | Sondazhe | MP3 Shqip | Web Links | Chat | Kontakt |  
Kyqu
Emri pėrdorues:

Fjalėkalimi:


Harove Fjalekalimin?

Regjistrohu!
Menu
Sondazh
Kush ėshte nė linjė
6 vizitorė janė nė linjė (1 vizitorė kanė hapur Artikujt)

Antarė: 0
Vizitorė: 6

mė shumė...
Kėrko
Reklama Juaj Kėtu
Reklamo biznesin tend


(1) 2 3 »
Lajme : Zbulohen 20 pedofil nė Pentagon
Postuar nga AlbaBOT on 2010/7/24 17:43:35 (26 reads)



Pedofili dhe pornografi, edhe nė zemėr tė Pentagonit. 20 persona, duke pėrfshirė zyrtarė dhe punonjės tė tjerė tė Pentagonit, janė akuzuar pėr daunlodimin nga interneti tė filmave dhe videove me pėrmbajtje pornografie me fėmijė tė mitur. Nė disa raste, zyrtarėt kanė pėrdorur gjithashtu edhe kompjuterė tė qeverisė. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga gazeta Boston Globe e cila citon njė raport tė brendshėm tė Departamentit Amerikan tė Mbrojtjes, mbi njė hetim qė kishte filluar qė para 4 vjetėsh. Njerėzit e pėrfshirė nė pedofilinė dhe pornografinė me tė mitur, kanė qenė tė punėsuarit me orar tė plotė, ish-ushtarakė apo bashkėpunėtorė nė Pentagon. /Alsat-M

Mė shumė...

Lajme : Israja dhe Miraxhi
Postuar nga AlbaBOT on 2010/7/16 14:59:10 (69 reads)



Autor: Mr. Bashkim Aliu

Israja dhe miraxhi ėshtė njė nga mu’xhizet mė tė dalluara tė Pejgamberit tė Allahut Muhamedit, paqa dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, e cila e ngacmon logjikėn e njeriut normal tė meditojė ma tepėr rreth Krijuesit dhe fuqisė sė Tij tė pakufishme, ndėrkaq pėr besimtarin paraqet stimuls pėr forcimin e besimit dhe ngritjen e shkallės sė vetėdijes sė tij fetare.

Ēėshtė Israja dhe Miraxhi?

Isra-quhet udhėtimi i tė dėrguarit tė Allahut Muhamedit s.a.v.s. nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidi Haramit-Qabes nė Meke deri nė Mesxhidi Aksa nė Kudusi Sherif-Palestinė.

Miraxh-quhet ngjitja e tė dėrguarit tė Allahut prej Mesxhidi Aksaje nė sferat e larta qiellore.

Kur ndodhi Israja dhe Miraxhi?

Ekzistojnė shumė mendime pėr atė se kur ka ndodhur Israja dhe Miraxhi, por ajo qė dihet mirė ėshtė se Israja dhe Miraxhi kanė ndodhur para shpėrnguljes sė tė dėrguarit tė Allahut pėr nė Medine.Sipas historianit tė njohur Ibn Sa’d kjo ka qenė diku tetėmbėdhjetė muaj para shpėrnguljes sė Muhamedit s.a.v.s.nė muajin Rexheb.

Si ndodhi Israja dhe Miraxhi?

Transmentimet kėshtu e pėrshkruajn kėtė ndodhi:Pasi iu pastrua zemra nė Mekė, i dėrguari i Allahut u nis me Burakun-mjet udhėtimi-nė pėrcjellje tė Xhibrilit pėr nė Bejtu-l-Makdis-Palestinė.Pas arritjes nė kėtė vend, e lidh burakun pėr hallkėn e derės sė xhamisė dhe aty fal namaz bashk me pejgamberėt tjerė ku u bėhet edhe imam atyre.Sipas disa dijetarėve kėtė namaz Muhamedi s.a.v.s. e ka falur bashk me pejgamberėt pasi ka zbritur prej miraxhi.

Pastaj bashk me Xhibrilin niset pėr nė sferat e larta qiellore, dhe nė qiellra takohet me pejgamber tė mėparshėm tė cilėt i pėrshėndet, edhe ata ia kthejnė pėrshėndetjen, i dėshirojnė mirėseardhje dhe e rikonfirmojnė besimin nė pejgamberinė e tij.Ai u takua me:Ademin a.s.Jahjanė a.s, Isain a.s, Harunin a.s, Musain a.s, dhe nė qiellin e shtatė takohet me Ibrahimin a.s. Pastaj ngrite nė Sidretu-l-munteha, pikėn mė tė lartė, e pastaj nė horizontet tjera tė Allahut.

Nė Miraxh u bė farz namazi pesė kohė, aty Muhamedit s.a.v.s. iu treguan disa forma tė dėnimit tė mėkatarėve, si psh.Ngrėnėsit e pasurive tė bonjakėve i pa me buzė si turinjtė e deveve tė cilėt pėrtypnin kafshata tė zjarit tė xhehenemit dhe gurė tė skuqur qė gulfonin nga shpinat e tyre.Poashtu, i pa shfrytėzuesit e kamatės me barqe tejet tė mėdha qė nuk mund tė lėviznin prej vendi.Poashtu i ka parė laviret duke mbajtur nė dorė mish tė majmė dhe tė pastėr dhe mish tė qelbėt, ato kanė hėngėr mish tė qelbėt e e kanė lėnė tė mirin, etj.

Kėtė ndodhi e pėrshkruan Allahu xh.sh. nė Kur’anin famėlartė dhe thotė:<>.(Kaptina El-Israė, 1).

Pas ardhjes sė Muhamedit s.a.v.s.prej Israsė dhe Miraxhit, dhe pas tregimit sė kėsaj ngjarje para opinionit Mekas, jo besimtarėt edhe ma tepėr filluan tė tallen dhe tė qeshen e ta akuzojnė Muhamedin s.a.v.s.se gėnjen, sepse sipas tyre ishte e pamundur brenda njė pjese tė natės tė bėhet gjithė ky udhėtim i gjatė.Edhe pse Muhamedi s.a.v.s.ua pėrshkruajti Mesxhidi Aksanė, poashtu u tregoi pėr karavanet qė vinin prej atje pėr nė Meke dhe pėr ata qė e kishin humbur njė deve, ata nuk i besuan.Ndėrkaq nė anėn tjetėr, besimtarėt e vėrtetė nuk u lėkundėn, por sinqerisht besuan.Kėshtu, kur i thanė Ebu Bekrit r.a.se shoku yt tregon pėr kėtė udhėtim, ai pa asnji dyshim tha:Nėse kėtė e ka thėnė Muhamedi s.a.v.s.unė I besoj pa asnji dyshim.Nė kėtė rast edhe e mori ofiqin Es-Sidik-i sinqerti i madh.

Kėtu duhet theksuar se Israja dhe Miraxhi ndodhi edhe me trup edhe me shpirt.Ka ėshtė mendimi mė i drejtė i shumicės sė dijetarėve tė cilin e mbėshtesin edhe argumentet valide racionale dhe tradicionale.

Mė shumė...

Afrika 2010 : Spanja kampion i botės
Postuar nga PRADA on 2010/7/12 17:10:45 (9 reads)



Kombėtarja e Spanjės ėshtė fituese e Kampionatit Botėror, Afrika e Jugut 2010, pasi qė ka arritur tė shėnojė fitore historike prej 1-0 pėrballė Holandės nė finalen e madhe tė zhvilluar nė Soccer City tė Johanesburgut.

Kjo finale u pėrshkua me njė lojė mjaft agresive nga tė dyja anėt, ndėrsa kėtė e dėshmon edhe numri i madh kartonėve tė verdhė tė ndarė nga arbitri kryesor Howard Webb.

Rastet mė tė mira gjatė kohės sė rregullt pėr ‘Tulipanėt’, i pati Arjen Robben, i cili dy herė dėshtoi pėrballė portierit Iker Casillas, ndėrkohė qė pėr ‘Furinė e kuqe’ vlen tė pėrmendet njė rast i shkėlqyer i David Villas qė nuk pėrfundoi nė rrjet, dhe njė rast shumė i mirė i Sergio Ramos, mirėpo goditja e tij pėrfundoi mbi portė.

Sido qė tė jetė, nė fund tė kohės sė rregullt tė takimit rrjetat mbetėn pa u prekur, ashtu qė duhej tė zhvilloheshin vazhdimet pėr tė pėrcaktuar kampionin.

Nė pjesėn e parė tė vazhdimeve, Cesc Fabregas pati njė mundėsi tė artė pėr ta kaluar pėrfaqėsuesen e tij nė epėrsi kur u gjet ballė pėr ballė me Stekelenburg, mirėpo portieri holandez doli mė i suksesshėm.

John Heitinga ia vėshtirėsoi punėt kombėtares sė tij nė pjesėn e dytė tė vazhdimeve, pasi u ndėshkua me kartonin e dytė tė verdhė pas njė ndėrhyrjeje nė Andres Iniestan, dhe gjyqtari Webb e pėrjashtoi nga loja.

Mė shumė...

Lajme : Reagim ndaj shkrimit: "Shamia, ana tjetėr e medales!"
Postuar nga AlbaBOT on 2010/7/1 0:08:06 (14 reads)



Reagim ndaj shkrimit: "Shamia, ana tjetėr e medales!" tė botuar nė gazetėn ditore Kosova Sot me datė 23.06.2010 nga Alma Lama

Znj. Alma Lama, mė me dėshirė kisha dashur t’ju thosha: “e nderuara” apo “e respektuara” znj. Lama, por sipas shkrimit tuaj dhe asaj ēka kuptojmė prej tij, tepėr ėshtė pėr ty edhe “Zonjė”, sepse njė zonjė (sipas kuptimit tė fjalės) me siguri duhet tė jetė e arsimuar dhe me njė moral tė nivelit tė lartė, kurse me sa shoh juve nuk ju pėrshatet as njėra dhe as tjetra.

Ajo qė mė habit mė sė shumti ėshtė shtrembėrimi i sė vėrtetės qė bėni te shkrimi. Ju me shumė shtrembėrime dhe gėnjeshtra dėshironi tė jepni ngjyrat e asaj qė ne nė fenė Islame e quajmė tė drejtė. Nė atė qė Islami qenka dhunues i drejtėpėrdrejtė te femrat dhe, gjithashtu, me “njė mendje tė mprehtė”, siē e keni ju, lė tė kuptohet se JU dhe Serbia keni njė mendim pėr sa i pėrket shqiptarėve, se shqiptarėt janė “terroristė”.

Pikė sė pari, ju gėnjeni se tė premten kanė dalė njė grup besimtarėsh myslimanė nė protestė! Pse shkruani diēka qė nuk keni njohuri? Kishte me mijėra veta, por jo vetėm “besimtarė myslimanė”, por mbi 20 organizata joqeveritare dhe shumė njerėz qė nuk e praktikojnė fenė islame, mbi tė gjitha, ata, tė gjithė, ishin SHQIPTARĖ. Shikojeni edhe njėherė inēizimin qė doli nė medium, dhe pėr “ēudi” aty ka mjaft femra qė janė tė pambuluara, a thua vallė kush i manipuloi ato?

Mė shumė...

Lajme : Jashtėtokėsorėve u ndalohet hyrja nė Kosovė!
Postuar nga AlbaBOT on 2010/6/24 8:02:28 (19 reads)



Edhe njė herė rreth shamisė, laicitetit dhe hipokrizisė.

Shkruan: Halil IBRAHIMI

Nė Diznilend dhe nė botėn e Hari Poterit gjithēka mund tė ndodhė: shtrigat mund tė fluturojnė mbi bishta fshesash, autobusėt mund tė hyjnė nėpėr vrima gjilpėrash dhe jashtėtokėsorėt mund tė jetojnė vetėm me ajrin e Tokės. Duke vrojtuar zhvillimet e pėrditshme sociale, ekonomike dhe juridike nė vendin tonė, nuk ke si tė mos stepesh kur e sheh se Kosova jonė fort e dashur fatkeqėsisht ėshtė shndėrruar nė njė shoqėri fantastiko-shkencore ku nuk tė ēuditė mė as lajmi mė i pazakontė. Nė vazhdėn e ngjarjeve tė fundit rreth pėrjashtimit tė nxėnėseve shqiptare muslimane nga shkollat pėr shkak tė shamisė prapė nuk ke si tė mos e konsiderosh Kosovėn nė tė njėjtin nivel me Diznilendin, Hari Poterin apo Shoqėrinė e Unazave.

Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė me aferėn rreth ndalimit tė shkollimit pėr nxėnėset muslimane nė Kosovė e ka kthyer vetveten nė njė shoqatė magjistarėsh ku lejohet edhe fantazia edhe hipokrizia edhe budallakia. Fillimisht MASHT-i duke dashur tė ndalojė bartjen e shamisė sė vajzave muslimane nė shkollat publike doli me njė urdhėr administrativ ku e ‘ndalon ndalimin e bartjes sė uniformės fetare’. Kjo ishte e mjaftueshme pėr tė kuptuar se ēfarė njerėzish kemi zgjedhur pėr tė na udhėhequr dhe pėr ta pėrparuar e menaxhuar jetėn tonė tė pėrditshme. Nė vend qė urdhri administrativ tė ndalonte bartjen e uniformės fetare siē ishte koncipuar nga krijuesit, ai e bėnte tė kundėrtėn; e ndalonte ndalimin e bartjes sė uniformės fetare. Gafa tė tilla mund tė bėjnė vetėm palo-zyrtarė tė cilėt direkt nga kopetė e lopėve kanė ardhur pėr tė udhėhequr kopetė e njerėzve pa kaluar asnjė ditė kalimthi nėpėr bankat e shkollave. Kjo i bie njėsoj sikur ligji i cili ndalon vrasjen e fėmijėve tė shkruhet si ‘ndalim i ndalimit tė vrasjes sė fėmijėve’ qė do tė thotė se ėshtė e ndaluar tė ndalosh vrasjen e fėmijėve, pra tė gjithė ata, qofshin zyrtarė shteti apo qytetarė, qė mėtojnė tė parandalojnė vrasjet do tė jenė tė ndaluar nga ligji dhe jo vetė vrasėsit.

Mė shumė...

(1) 2 3 »

© 2007-2010 ForumiRinor.net - Rinia, Forca e njė Kombi™ | Developed by: Just5 Studio